Kosova

Qumështarët kërkojnë të respektohet vendimi i MTI-së

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit thotë se janë të shqetësuar pas raportimeve lidhur me një marrëveshje të supozuar mes kryeministrit kosovar dhe atij boshnjak për prolongimin e vendimit të MTI-së (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë), që parasheh masa mbrojtëse ndaj importit të produketve të qumështit që vijnë nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Meqë nga Kryeministria e Kosovës nuk ka pasur një njoftim zyrtar për këto raportime, ne kërkojmë nga Kryministri i Kosovës  Ramush Haradinaj që të deklarohet qartë nëse ka bërë një marrëveshje të tillë me homologun e tij boshnjak gjatë Samitit Digjital në Shkup. Ne duam të cekim edhe njiherë që vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e masës së përkohshme mbrojtëse për importin e qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina, është një ndër lajmet më të mira që kanë ndodhur në sektorin tonë në vitet e fundit”, thuhet në reagim, përcjell albinfo.ch.