Bota

Qytete gjermane me ekuilibrin më të mirë ndërmjet punës dhe jetës

Sipas stafit kërkimor në Baden-Württemberg punëtorët kanë më shumë mundësi për të punuar kryesisht nga shtëpia, në krahasim me çdo land tjetër

Studimi më i ri tregon se në cilat qytete në Gjermani mund të keni një ekuilibër të përsosur në mes të karrierës dhe jetës personale.

Janë analizuar 65.000 lista të punonjësve të 30 qyteteve të mëdha në Gjermani. Të dhënat janë nga viti 2016.

Sipas stafit kërkimor në Baden-Württemberg  punëtorët kanë më shumë mundësi për të punuar kryesisht nga shtëpia, në krahasim me çdo land tjetër, përcjell albinfo.ch.

56% e kompanive që janë shqyrtuar në këtë studim, mundësojnë punëtorët që të punojnë nga shtëpia.

Shtatë nga dhjetë njerëz kanë orar fleksibil të punës.

Kiel dhe Karlsruhe figurojnë në vendin e parë dhe të dytë – për nga përqindja e të punësuarve që kanë të siguruar kujdesin për fëmijët. Numër 2 është Münster me 3.64.

Baden-Württemberg është e treta me 3.6.

Një tjetër qytet i njohur gjerman, kur është fjala për të balancuar karrierën me jetën personale është Bonni, në vendin e katërt, i ndjekur nga Munihu.

Kryeqyteti i Gjermanisë – Berlini, është në vendin e 22, pak para Frankfurtit.

Katër qytete në fund të listës janë Essen, Monchengladbach, Duisburg dhe Gelsenkirchen.