Jeta në Zvicër
Qytetet më të ngarkuara me trafik: Cyrihu në vendin e gjashtë
Në renditjen e 25 qyteteve ndodhen edhe qytetet gjermane, Kolni, Shtutgarti, Hamburgu, Berlini, Frankfurti, Ruhrgebiet dhe Hanover, derisa Lozana ndodhet në vendin e 21-të

Moska është cilësuar si qyteti me trafikun rrugor më të rënduar në Evropë, duke lënë pas Londrën dhe Parisin.
Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, shoferët në kryeqytetin rus shpenzojnë rreth 91 orë në vit të bllokuar në trafik, duke qenë se pjesa më e madhe e rusëve parapëlqejnë që të përdorin transportin privat sesa atë publik.
Qyteti i dytë me trafikun më të rënduar rrugor është Londra, ku sipas studimit, londinezët mbeten rreth 73 orë në vit të bllokuar në trafik, shkruan ‘monitor’.
Ndërsa kryeqyteti francez renditet i treti, dhe ku njerëzit shpenzojnë rreth 65 orë në vit të bllokuar në trafik, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve vendore për të kufizuar në maksimum përdorimin e automjeteve, përcjell albinfo.ch.
Studimi u krye nga Instituti GoCompare, që analizoi dhe përpunoi të dhënat nga burime të ndryshme, duke përmendur këtu INRIX dhe të dhënat zyrtare nga Departamenti i Transportit.
Duke vazhduar më tej me renditjen, vendin e katërt e zë Stambolli i Turqisë, ku njerëzit humbasin rreth 59 orë në vit të bllokuar në trafik. Pas Stambollit, vjen qyteti rus i Krasnodar, ku njerëzit shpenzojnë rreth 56 orë në vit të bllokuar në trafik.
Renditja vazhdon me Cyrihun, 54 orë në vit të humbura në trafik, Shën Petërburgu (53 orë), Soç (49 orë), Munihu (49 orë) dhe Nizhni Novgorod, Rusi (47 orë).
Në renditjen e 25 qyteteve ndodhen edhe qytetet gjermane, Kolni, Shtutgarti, Hamburgu, Berlini, Frankfurti, Ruhrgebiet dhe Hanover, derisa Lozana ndodhet në vendin e 21-të.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
PFULLINGEN
Leksion mbi Shqipërinë Gjeografi gjerman nga Tübinger, Dr. Harald Borger ju ofron një udhëtim kulturor dhe me natyrë të...
-
Berberi i famshëm nga Kosova në Zelandën e Re
-
Prezantohet autori shqiptar i tetë romaneve në gjuhën suedeze
-
A po bashkohen mjekët shqiptarë në Zvicër
-
MDR ngre pikëpyetje
Zhdukja e dy djemve shpëtoi familjen e tyre nga dëbimi?
Jeta në Zvicër
-
Lucern
Shtetasi nga Maqedonia paditet për ngacmim seksual dhe tentim përdhunimi Në njëjrin nga këto raste ai ka bërë edhe përpjekje për dhunim. Në saje të gjurmëve...
-
Nga 1 qershori, në Zvicër zbriten çmimet e biletave të trenit
-
Shqiptari “fluturon” nëpër autostradë me 209 kilometra në orë për të parë ndeshje futbolli
-
Tani pagat duhet të rriten në Zvicër!
-
Parkimi në aeroportin e Cyrihut është më i shtrenjtë se sa fluturimi