Shkurt.ch

Qyteti i Bernës, 4 javë pushim të lindjes për baballarët

Për ta bërë këtë, është dashur të ndryshohet rregullorja e personelit. Këshilltarët komunalë të të gjitha partive, përveç atyre të SVP-së kanë votuar pro

Qyteti i Bernës ka vendosur që tash e tutje, “pushim të lindjes” të kenë edhe baballarët e punësuar në organet e qytetit, shkruan derbund.ch.Parlamenti i Bernës e ka marrë sot një vendim me shumicë dërmuese të votave sipas të cilit, në momentin kur bëhen etër, do të bëjnë katër javë pushim me pagesë.

Për ta bërë këtë, është dashur të ndryshohet rregullorja e personelit, transmeton albinfo.ch. Këshilltarët komunalë të të gjitha partive, përveç atyre të SVP-së kanë votuar në favor të këtij ndryshimi.

Edhe deri më tash Berna në këtë drejtim ka pasur një rol pararojë: punonjësit  meshkuj të institucioneve të qytetit kanë pasur tri javë pushim me pagesë.

Babai mund t`j shfrytëzojë ditët e lira deri në një vit pas lindjes së fëmijës

Ndërkohë, paralamenti ka angazhuar ekzekutivin e komunües që të shqyrtojë mundësinë për pushim të lindjes prej 16 javësh