E-Diaspora
Qyteti Krefeld refuzon që foshnja shqiptare të mbajë emrin “Krefelda”
Pas këtij refuzimi, prindërit janë pajtuar me emrin e ri, Elda për foshnjën e tyre
Gëzimi i prindërve për gjetjen origjinale të emrit të vajzës së tyre të porsalindur “Krefelda” (sipas qytetit të lindjes, Krefeld) nuk ka zgjatur shumë.
Siç kanë njoftuar shumë media gjermane javën e kaluar dhe siç ka përcjellë edhe albinfo.ch, çifti i ri shqiptar nga Kosova kishte vendosur ta pagëzonte foshnjën me emrin e qytetit i cili e kishte pritur aq mirë familjen e re. Por sot autoritetet e qytetit Krefeld kanë njoftuar se një emër i tillë nuk lejohet, bazuar në të drejtën e emrit. Për këtë arsye, zyra civile e qytetit ka hedhur poshtë këtë vendim të çiftit shqiptar. Pas këtij refuzimi, prindërit janë pajtuar me emrin e ri, Elda për foshnjën e tyre.
Foshnja me prindër nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, Krefeld. Duke ia shtuar një -a, Krefelda e kanë pagëzuar prindërit refugjatë vajzën e tyre pasi që emri i qytetit është në gjininë mashkullore. Se si do të ndjehet me këtë emër Krefelda e vogël kur të rritet, pak ka rëndësi.
Krefelda është lindur në klinikën Helios Krefeld. Në momentin e lindjes ka peshuar 4630 gramë dhe ka qenë e gjatë 53 centimetra, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?