Jeta në Zvicër
Radari “fiton” 6.5 milionë nga ata që tejkalojnë shpejtësinë
Për ta mbledhur këtë shumë ai ka "dënuar" plot 66.169 shoferë të pakujdesshëm që kanë kaluar me makinat e tyre në rrugën për në San Bernardino
Një radar i thjeshtë ka “kontribuar” për shtetin më shumë se cilido polic i komunikacionit apo më shumë se një stacion policor i tërë. Fjala është për radarin e vendosur skaj rrugës për në San Bernardino, në kantonin Graubünden, i cili ka tubuar hiq më pak se 6.5 milionë franga nga fotografimi i automjeteve që kane tejkaluar shpejtësinë dhe kështu ka shënuar rekord në nivel të Zvicrës.
Për ta mbledhur këtë shumë ai ka “dënuar” plot 66.169 shoferë të pakujdesshëm që kanë kaluar me makinat e tyre në rrugën ku lejohet shpejtësia prej 80 kilometrash në orë, shkruan “Südostschweiz”, transmeton albinfo.ch
Por kantoni ndërkohë ka mbetur pa këtë makinë që pret para. Për shkak të punimeve ndërtimore, radari në fjalë është zhvendosur qysh në janar të këtij viti, transmeton albinfo.ch. Ai nuk do të kthehet më aty edhe pasi të kenë përfunduar punimet. Me ndërtimin e linjës së re nuk është gjetur vend i përshtatshëm për ta vendosur atë, përcjell albinfo.ch.
Por, kjo nuk do të thotë se shoferët tash e tutje do të kalojnë më lehtë. Një radar gjysmëmobil që e ka blerë policia do të qëndrojë nga 3 deri 5 ditë në një vend të ndryshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë