Lajme
Rafet Gashi fiton çmimin Ushtari më i mirë ndërkombëtar
Përveç, Kosovës pjesë e garës ndërkombëtare ishin edhe Shqipëria, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Britania e Madhe, të cilat garuan me nga dy pjesëtarë
Rafet Gashi, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka fituar çmimin si Ushtari më i mirë ndërkombëtar 2017, ka njoftuar FSK-ja, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e dytë u rendit, Ivo Vasiq nga Kroacia, tetar, ndërsa vendin e tretë i takoi Besnik Nebihun, gjithashtu pjesëtar i FSK-së.
Gjatë kësaj ceremonie u shpallen edhe rezultatet e garës së FSK-së: Ushtari më i mirë i vitit 2017 i takoi tetarit Binak Podrimqaku, vendi i dytë tetarit Elvis Hasanaj dhe vendi i tretë ushtarit Mehdi Bajraktari.
Në këtë garë morën pjesë 21 garues nga FSK-ja , të cilit garuan për ushtarin më të mirë të FSK-së, dhe 16 garues të cilët garuan për ushtarin me të mirë ndërkombëtar. Përveç, Kosovës pjesë e garës ndërkombëtare ishin edhe Shqipëria, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Britania e Madhe, të cilat garuan me nga dy pjesëtarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor