Futboll
Ragip Xhaka dhe Afrim Ajeti, aksionarë te Llapi
Ai tha se ata kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e klubit të Llapit dhe kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për llapjanët që t’i arrijnë synimet
Edicioni i ardhshëm pritet të jetë shumë interesant për Llapin. Ish-trajneri i kësaj skuadre, tashmë drejtor sportiv, Tahir Batatina paralajmëroi një afat të çmendur për ekipin e tij.
Por, kjo nuk është e tëra pasi që lajmet e mira për Llapin nuk marrin fund këtu.
Batatina për KosovaPress konfirmoi se Afrim Ajeti dhe Ragip Xhaka do të jenë aksionarët e ri te skuadra e Llapit, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se ata kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e klubit të Llapit dhe kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për llapjanët që t’i arrijnë synimet.
Ragip Xhaka është babai i Taulant dhe Granit Xhakës, ndërsa Afrim Ajeti i Arlindit që luan në Kombëtaren shqiptare dhe Albian Ajeti, i cili aktizohet në Basel.
Te Vëllaznimi siç dihet në krye është kthyer Agim Cana, babai i Lorik Canës.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit