Sport

Ragip Xhaka dhuron topa për klubin e Prishtinës

Xhaka ka dhuruar disa topa për skuadrën e Prishtinës, që ka rifilluar përgatitjet për edicionin e ri

Ragip Xhaka, babai i futbollistëve shqiptarë Granitit e Taulantit, gjithmonë viziton klubin e Prishtinës, duke e ndihmuar në mënyra të ndryshme.

Xhaka ka dhuruar disa topa për skuadrën e Prishtinës, që ka rifilluar përgatitjet për edicionin e ri, raporton albinfo.ch.

Graniti dhe Taulanti sa herë vijnë në Kosovë për pushime nuk e harrojnë klubin bardhekaltër dhe duke qenë shembull për të tjerët.

Të dy lojtarët janë pjesë e rëndësishme e futbollit evropian me Granitit, i cili luan për Arsenalin dhe Zvicrën, derisa Taulanti me Baselin dhe Shqipërinë.