Uncategorized
Ragip Xhaka falënderon shqiptarët për përkrahjen ndaj Granitit dhe Xherdanit
Ai ka shkruar se festa e Granitit nuk ishte provokim politik, por simbol që i identifikon shqiptarët
Ragip Xhaka ka reaguar përmes një letre publike, ku ka sqaruar festën e djalit të tij, Granit Xhakës, me shqiponjë në ndeshjen ndaj Serbisë.
Ai ka shkruar se festa e Granitit nuk ishte provokim politik, por simbol që i identifikon shqiptarët, përcjell albinfo.ch.
Në këtë letër publike, ai falënderoi popullin shqiptar për iniciativën për të mbledhur paratë, duke thënë që ky gjest, jo për shumën financiare, por për kuptimin e thellë, ka kthyer 20 mijë fish gëzimin që siç tha ai Graniti e Xherdan Shaqiri atë natë.
Letra e plotë e Ragip Xhakës:
“Shenja e shqiponjës është si një tatuazh i gëzimit të shqiptarëve në festa, në dasma, në koncerte, në ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnjë urrejtje apo madje asnjë lidhje me të tjerët”.
“Është thjesht një shenjë dalluese që shqiptarët e njohin menjëherë e nuk kanë nevojë për shpjegime”.
“Prandaj edhe jemi shumë të çuditur me reagimin e atyre që e përjetuan shenjën tonë si ofensivë për ta apo atyre që e trajtuan si gjest politik”.
“Por nuk jemi aspak të çuditur me solidaritetin e shumë shqiptarëve që janë ndjerë keq nga keqinterpretimet e shenjës dhe kanë marrë pjesë në iniciativën e Edi Ramës për të kontribuar simbolikisht për gjobën e padrejtë që na u vu”.
“I falënderojmë shumë, jo për shumën po për faktin që na kthyen 20 mijë fish gëzimin që u dhamë me shenjën e shqiponjës pas golave”, ka shkruar Ragip Xhaka.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA Në datën 7 prill 2024, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë do të hapë edicionin e tretë...
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është burimi më i madh i çokollatës në BE Më shumë se një e treta e të gjithë çokollatës së importuar në BE në vitin...
-
Trafiku i dendur edhe sot, bllokohen autostradat zvicerane
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër