Maqedonia

Rahiq: Nëse referendumi nuk kalon, shqiptarët do të krijojnë ‘asocacionin’

Sipas Rahiq, në rast se referendumi nuk kalon, atëherë shqiptarët do të krijojnë bashkësinë e komunave të Maqedonisë Perëndimore, aty ku jetojnë shumica e shqiptarëve, shkruan albinfo.ch.

Politikani Esad Rahiq ka hedhur paralele me asocacionin e komunave serbe në Kosovë dhe në Maqedoni, nëse nuk kalon referendumi.

“Ju nuk e kuptoni në cilën botë jetoni”, u tha Rahiq kundërshtarëve të NATO-s në TV Alfa.

Sipas Rahiq, në rast se referendumi nuk kalon, atëherë shqiptarët do të krijojnë bashkësinë e komunave të Maqedonisë Perëndimore, aty ku jetojnë shumica e shqiptarëve.

“Për gjashtë muaj, më së voni për dy vjet, do të formohet bashkësi e komunave në Maqedoninë Perëndimore, të cilët do të dalin në referendum, do të votojnë dhe do të thonë se duan të jetojnë në Maqedoni, megjithatë duan të bëhen pjesë e BE-së dhe NATO-s. Ajo do të ishte bashkësi e komunave. Unë nuk kërcënohem. Në vitin 2001 isha në Rashçe për dallim nga shumë “patriotë” që ishin në Hallkidiki. Po përpiqem të mendoj me kokë të ftohur”, thotë Rahiq.

Dikur deputet i LSDM-së, Rahiq, pranoi se pas referendumit do të ketë rikonstruktim të qeverisë dhe se personat e inkriminuar në tenderë do të japin përgjegjësi.