Shqipëria

Rama ambasadorëve: Për investime, një rol kyç mund të luajë diaspora

“Ka një interes për të investuar në vendin tonë në turizëm, por edhe në sektorin energjitik e atë të naftës dhe besoj se ne duhet të fokusohemi te turizmi, manifaktura, zhvillimi rural, etj”

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në punimet e konferencës “Diplomacia ekonomike”, ku ka dhënë mesazhe të forta për ambasadorët shqiptarë nëpër botë.

“Ka një interes për të investuar në vendin tonë në turizëm, por edhe në sektorin energjitik e atë të naftës dhe besoj se ne duhet të fokusohemi te turizmi, manifaktura, zhvillimi rural, etj”, ka vijuar Rama.

Në këtë drejtim, ka shtuar kreu i qeverisë, një rol kyç mund të luajë edhe diaspora shqiptare, e cila, sipas tij, është konsoliduar ndër vite, duke u kthyer në një faktor ndikues.

“Diaspora shqiptare është e përbërë nga disa gjenerata, nga ajo më e vjetër tek ajo më e re, e krijuar pas shembjes së komunizmit”, ka shtuar Rama. Ai e vuri theksin te rritja e investimeve të huaja, që kërkon, sipas tij, një nivel koordinimi që institucionet shqiptare nuk e kanë pasur më parë.