CH-Ballkani

Rama dhe Tsipras takohen në Londër për çështjen e kufirit detar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras, do të takohen këtë javë në Londër, ku pritet të bisedojnë për finalizimin e marrëveshjes për kufirin detar mes dy vendeve, përcjell albinfo.ch.

Dy kryeministrat do ta shfrytëzojnë samitin që mbahet në Londër, në kuadër të procesit të Berlinit, për të bërë një hap para në negociatat për çështjen e kufirit detar, e cila po diskutohet edhe mes grupeve negociatore të dy vendeve.

Një ditë më parë gazeta greke “Kathimerini” shkruante se nënshkrimi i marrëveshjes për kufirin detar mund të shtyhet për shkak të presionit të opozitës greke pas arritjes së marrëveshjes me Shkupin për çështjen e emrit të Maqedonisë.