Shqipëria

Rama: E gjithë qeveria në fushatë kombëtare të llogaridhënies publike

"Shumë shpejt fushatë kombëtare e llogaridhënies publike e të gjithë kabintetit qeveritar dhe të gjitha agjencive dhe zyrave qëndrore që operojnë në territorin e vendit"

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nw mbledhjen e ekezekutivit qw u mbajt në Fier ka paralajmëruar nisjen e fushatës kombëtare për llogaridhënie publike. Ai tha se kjo nismë përfshin të gjithë kabinetin qeveritar.

“Shumë shpejt fushatë kombëtare e llogaridhënies publike e të gjithë kabintetit qeveritar dhe të gjitha agjencive dhe zyrave qëndrore që operojnë në territorin e vendit për të garantuar transparencë dhe nxjerrjen në pah të të gjithë dobësive aktuale dhe marrjen e përgjegjësive të atyre që janë përgjegjës për mosçuarjen përpara të projektit të modernizimit, transparencës dhe eficencës së shërbimit”, theksoi ai.