Shqipëria

Rama ftesë diasporës të investojë në agroturizëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është drejtuar diasporës shqiptare me kërkesën që të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë në agroturizëm.

Ai tha se agroturizmi mund të zhvillojë të gjitha ato zona rurale që nuk kanë akses në det dhe në tregje bujqësore për shkak të pozicioneve të vështira gjeografike, përcjell albinfo.ch.

Në një takim me operatorë turistikë, Rama vlerësoi se zona kodrinore rurale në Durrës ka një potencial të jashtëzakonshëm për agroturizëm, pasi ofron mundësi fantastike që duhen shfrytëzuar.

“Një numër emigrantësh që rropaten përditë dhe kursejnë për të ndihmuar familjen apo për të garantuar të ardhmen, jam i bindur se nëse do të investojnë kursimet e tyre në shtëpitë në fshat për agroturizëm, do të kenë të ardhura në vit nga ky investim shumë më tepër se sa nga puna për llogari të dikujt tjetër”, deklaroi Rama.