Shqipëria
Rama hedh poshtë raportimet për kamp refugjatësh
“Kjo është një fantazi”, tha Rama, duke hedhur poshtë të gjitha raportimet mbi këto tema. Kryeministri theksoi se këto pretendime nuk reflektojnë të vërtetën
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Anadolu Agency ka folur për herë të parë lidhur me raportimet e fundit në media për mundësinë e ngritjes së një kampi refugjatësh apo qendre për trajtimin e luftëtarëve të huaj në Shqipëri.
“Kjo është një fantazi”, tha Rama, duke hedhur poshtë të gjitha raportimet mbi këto tema. Kryeministri theksoi se këto pretendime nuk reflektojnë të vërtetën dhe se Shqipëria ka ngritur një qendër studimore programesh, analizash, ndërveprimesh kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe që është propozuar të zgjerohet në një qendër rajonale, qendër ekselence që ka të bëjë me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm dhe që trajton në rrugë të ndryshme këtë fenomen.
“Pra, është thjesht një fantazi. Ndërkohë sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian, këtu në Shqipëri, edhe kjo është një fantazi. Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë, ndërkohë që Shqipëria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e një bindjeje që vendet e Bashkimit Evropian nuk mund t’ia hedhin topi njëri-tjetrit dhe ta lënë barrën e detyrimeve morale që ka Evropa ndaj njerëzve që ikin nga vendet e tyre për shkak të kërcënimit të jetës”, theksoi Rama.
Ai ka folur në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, partneritetin strategjik midis dy vendeve, përpjekjet e përbashkëta për të eliminuar kërcënimin e strukturave të organizatës FETO në Shqipëri, për çështjet e brendshme dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë, si dhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën