Shqipëria

Rama i gjen punë brenda 24 orëve elektricistit Agim Gjata

Ashtu siç i premtoi, kryeministri Edi Rama i ka gjetur punë një elektricisti në qytetin e Lushnjes. Agim Gjata, gjatë një takimi publik të bashkëqeverisjes, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri, tha se nuk po gjen dot punë, por ai mori premtimin e Ramës se nëpërmjet zyrave të punësimit do t’i gjente atij punë brenda 24 orëve në sektorin privat.

Lajmin për gjetjen e punës e bëri të ditur kryeministri në profilin e tij në Facebook. “Mirëmëngjes dhe duke ndarë me ju fundin e episodit të pardjeshëm në Lushnje, kur Agim Gjata kërkoi punë në takimin publik të bashkëqeverisjes, ju uroj një javë sa më të mbarë”, ka shkruan Rama, përcjell albinfo.ch.