Sport

Rama i nënshtrohet operimit të gjurit

Mbetet ende e paqartë nëse ai do të jetë i gatshëm për lojë në fillimin e sezonit pranveror

Sulmuesi veteran i FC Thun-it, 35 vjeçari Milaim Rama, në fillim të pauzës dimërore do t`i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike. Ai është i detyruar që të operojë meniskusin e gjurit të djathtë. Mbetet e paqartë nëse ai do të jetë i gatshëm për lojë në fillimin e sezonit pranveror.

Milaim Rama, lojtari shqiptar nga Vitia e Kosovës, i cili një kohë ka luajtur edhe për kombëtaren e Zvicrës, gjatë sezonit të posa përfunduar vjeshtor është aktivizuar në 11 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.

Aktualisht është njëri ndër pak futbollistët që vazhdojnë të luajnë në superligë, përkundër moshës “së shtyrë”.