Shqipëria

Rama përballë opozitës për skemën e ndihmës ekonomike

Në Kuvendin e Shqipërisë sot pritet të ketë debate të ashpra, pasi opozita ka ftuar kryeministrin Edi Rama në interpelancë për skemat e ndihmës ekonomike, për të cilat Basha disa herë ka akuzuar qeverinë për keqpërdorim të tyre.

Debati është kërkuar nga Partia Demokratike, e cila thotë se rreth 20 mijë familje të varfra në gjithë vendin janë larguar nga kjo skemë pa të drejtë, përcjell albinfo.ch.

Partia Demokratike e cilëson kriminal dhe të papërgjegjshëm aktin e përjashtimit të mbi 20 mijë familjeve në nevojë, duke i lënë në mëshirën e fatit, pa u dhënë asnjë sqarim dhe duke u hequr të drejtën kushtetuese, të përcaktuar në nenin 52.