Shqipëria

Rama pret lajme pozitive nga Komisioni Evropian më 17 prill

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit në Bruksel është pritur nga komisionarin Hahn në prag të Raportit të Komisionit Evropian të 17 prillit, ku pritet rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit të qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”, ka shkruar Rama në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.