Shqipëria

Rama promovon tjetër vend turistik në Shqipëri

Kryeministri shqiptar ka treguar një tjetër vend turistik në afërsi të Tiranës

Ulëza, një vend jo larg Tiranës, tek vendi i quajtur rrethi i Matit, është atraksioni më i ri turistik në Shqipëri. Me investimet e reja të Qeverisë shqiptare, ky vend tashmë po tërheq turistë nga gjithë bota.

Për t’u bindur nga kjo bukuri shqiptare është përkujdesur kryeministri shqiptar, Edi Rama, me një postim në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.

“Mirëmëngjesi, dhe he me këto pamje nga Ulëza e rilindur në një destinacion turistik fantastik, më pak se dy orë larg nga Tirana, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama në profilin e tij në “Facebook”.

Edi Rama njihet për promovimin e vendeve turistike në Shqipëri, si dhe kur mediat e huaja shkruajnë për Shqipërinë.