Shqipëria

Rama: Reformimi i Akademisë, rruga e vetme

"E vërteta është që Akademia e Shkencave sot është kufoma e vetvetes. Ajo nuk reflekton as vizionin e etërve themelues”, ka deklaruar Rama

Kryeministri Edi Rama është takuar me grupin reformator të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me të cilët diskutoi për ecurinë e mëtejshme të këtij institucioni pas dorëheqjes së kreut të saj.

“Unë kam kërkuar reformimin e Akademisë së Shkencave si një proces që duhet të vinte në udhën e një reflektimi brenda jush, brenda gjithë trupës së përfshirë në këtë institucion me propozime konkrete, mbi të cilat pastaj ne do të mund të zhvillonim një diskutim të përbashkët në funksion të transformimit të domosdoshëm të këtij institucioni në diçka tjetër.

Siç e kam thënë në diskutimin që kemi pasur më parë, e vërteta është që Akademia e Shkencave sot është kufoma e vetvetes. Ajo nuk reflekton as vizionin e etërve themelues”, ka deklaruar Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155331119076523/