Shqipëria

Rama sqaron deklaratën për një president

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sqaruar deklaratën e bërë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për një president të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila nxiti reagime të mëdha në Bruksel, Prishtinë e Beograd.

“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori.

Por, besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj. Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar kryeministri Rama në një intervistë për “Top Channel”, përcjell albinfo.ch.