Shqipëria

Rama: Të huajt të investojnë në turizëm pa i shikuar mediat

Në një takim me sipërmarrës të huaj, drejtuesit e qeverisë i ftuan ata të investojnë në turizëm. I vetmi sektor me një paketë lehtësisht për vitin e ardhshëm

Kryeministri Rama ka ftuar sipërmarrësit e huaj të investojnë në turizëm. Ndërsa ka theksuar se këtë duhet ta bëjnë pa u informuar nga mediat, përcjell albinfo.ch.

Kur dy projekte të mëdha në energji janë drejt përfundimit, vendi gjendet para sfidës për të tërhequr investime të reja.

Në një takim me sipërmarrës të huaj, drejtuesit e qeverisë i ftuan ata të investojnë në turizëm. I vetmi sektor me një paketë lehtësisht për vitin e ardhshëm.

Nga ana e saj, qeveria pritet të nxisë investimet në infrastrukturën rrugore, përmes projekteve në partneritet me privation.

Kryeministri Rama u shpreh i bindur se reformat e kryera vitet e kaluara në ekonomi dhe lehtësitë që pritet të zbatohen së fundi, e kanë bërë Shqipërinë një vend të favorshëm për investime.

Por, duke ndjekur rezervat, sipërmarrësit i ftoi ta shohim vendin me sytë e tij, e jo të medias dhe gazetarisë.