Shqipëria

Rama thotë se përgjimet për Xhafajn nuk janë autentike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dalë në mbrojtje ministrit të Punëve të Brendshme, Agron Xhafaj, duke thënë se audio-përgjimi nuk është autentik.

Rama tha se Xhafaj nuk duhet të përgjigjet as ligjërisht dhe as moralisht për skandalin që denoncoi opozita, ku përfshihet dënimi i vëllait të tij në Itali, përcjell albinfo.ch.

“Në këtë sfidë Prokuroria dhe gjykata duhet t’u japin shqiptarëve provën, ose të provojnë autenticitetin e përgjimit, ose askush nuk mund të luajë qensh me këtë vend”, tha Rama.