Kultura

Ramë Lahaj shkëlqen në Operën e Dortmundit

"Zëri i Lahajt në operën "Boheme" të Puçinit rrezaton pa sforcime edhe në tonalitetet më të larta. Një tenor shumë premtues “italian”.

Ditë më parë në Operën e Dortmundit është dhënë premiera e operës “Boheme” të Giacomo Pucinit. Kjo vepër që zë vend nderi në kulmin e veprave të literaturës operistike botërore, ka pasur një prezantim shumë të pëlqyer edhe në Dortmund.

Kjo, sidomos falë dy zërave të shkëlqyer të rinj në rolet kryesore: shqiptari Ramë lahej në rolin kryesor të mashkullit, Rodolfos dhe armenianja Ani Jorentz në rolin e Mimit.

Ja se si shkruan “Der Westen” për zërin dhe paraqitjen skenike të tenorit të ri kosovar, Ramë Lahaj: “Zëri i Lahajt rrezaton pa sforcime edhe në tonalitetet më të larta. Një tenor shumë premtues “italian”. Rodolfo i tij dominon me tingëllimin e freskët dhe markant mbi kuartetin e përbërë nga katër aktorët që e rrethojnë.

Ndërsa “Soester Anzeiger” shkruan: “Ramë Lahajn si Rodolfo dhe Ani Yorentz si Mimi, janë këngëtarë të jashtëzakonshëm me zëra të shkëlqyer, por me përvojë jo shumë të madhe në skenë. Shtëpia operistike e Dortmundit mund të jetë një trampolinë për ta”, thotë e bindur dramaturgia Wiebke Hetmanek.