Bota

Rangimi i “Economist”: Vjena rrëmben vendin e parë, përparojnë qytetet japoneze

Vjena është qyteti i parë europian që fiton vendin e parë, duke e shfronësuar Melburnin. Në anën tjetër, qytetet japoneze kanë shënuar suksesin më të madh në rangimin e ri. Përveç Osaka që ndodhet në vendin e tretë, në vendin e shtatë ndodhet edhe kryeqyteti Tokio.

Sipas prestigjiozes londize “Economist” qyteti më i mirë për të jetuar është Vjena e Austrisë, ndërsa në ranglistën e Top 10 përherë të parë pas shtatë vitesh vërehen ndryshime. Në vendin e dytë ndodhet Melburni i Australisë, ndjekur nga Osaka (Japonia), Calgary (Kanada) dhe Sidnei (Australia).

Vjena është qyteti i parë europian që fiton vendin e parë, duke e shfronësuar Melburnin. Në anën tjetër, qytetet japoneze kanë shënuar suksesin më të madh në rangimin e ri. Përveç Osaka që ndodhet në vendin e tretë, në vendin e shtatë ndodhet edhe kryeqyteti Tokio.

Rangimi është kryer mbi të gjithë duke grumbulluar shifrat e kriminalitetit, si dhe përmirësimit të transportit urban. Më pas është vlerësuar arsimi, shëndetësia, stabiliteti dhe kultura. Për këtë arsye dy qytetet më të njohura të botës, Nju Jorku dhe Parisi ndodhen në vendin e 57 dhe 19 respektivisht.

Australia që humbi vendin e parë këtë vit, në Top 10 ka tre qytete: Adelaide, Sidnej dhe Melburn. Ngjashëm vlen edhe për Kanadën me Toronto, Calgary dhe Vancouver.

Krejtësisht në fund të ranglistët ndodhen Damasku, Dhaka, Port Moresby.

Top 10 qytetet më të mira sipas Economist Intelligence Unit:
1. Vjena, Austri
2. Melburni, Australia
3. Osaka, Japonia
4. Calgary, Kanada
5. Sidnej, Australia
6. Vancouver, Kanada
7. Tokio, Japonia
8. Toronto, Kanada
9. Kopenhagen, Danimarka
10. Adelaide, Australia