Autotech

Raportohet për ‘krizë’ në “Apple”, s’po shiten Iphone X

Mediat amerikane raportojnë se shitjet e iPhone X po hasin në vështirësi serioze, pasi gjiganti i teknologjisë “Apple” do të prodhojë vetëm 8 milionë telefona të tillë gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Kompania është e zhgënjyer me shitjet, sipas një burimi, dhe dyshimet janë rritur brenda kompanisë se çmimi prej 1,000 dollarëve nuk është ideal për tregun aktual, përcjell albinfo.ch.

“Apple” nuk zbulon informacione kur është fjala për shitjet, duke njoftuar vetëm numrin total të iphonëve të shitur gjatë një tremujori. “Apple” do të raportojë rezultatet e saj financiare për tremujorin e marsit më 1 maj.