Kuzhina shqiptare

Rasenik – Pite me lakër të bardhë

Raseniku është lloj i pites, gatim i njohur dhe i perhapur në shum vende të kosovës.

rasenikPërbërësit:

Brumi:

• 1kg.miell
• 0.5L ujë
• 1 lugë gjelle krip
• 200 gr gjalpë ose 2 dl vaj.
• 1 kokë lakre të bardhë mesatare
• 200 gr mazë
• 1 gotë qumshtë
• 1 lugë gjelle krip

Përgatitja:

Ujit me krip ua shtojmë miellin (së pari afër 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjer sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht i fortë). Brumin e formuar e ngheshim dhe e ndajmë në 20-22 sopëza me madhësi të vesë, I ngjeshim një nga një kuleçët dhe I lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min. Kështu brumi është i gatshëm për pite.

Lakrën e grime e zijmë 15 min. e kullojmë mirë ( e ndrydhim me duar deri sa e lëshon langun) mandej ia shtojmë një gotë qumshtë, një lugë krip dhe mazën.
Brumin e pitës e ndajme në dy vende nga 11 kuleqë. Kuleqtë i t’hollojmë dhe i reshtojmë një mbi një duke i lyer secilin me nga një lugë yndyrë . Në njërin katmerë me 11 kuleqë, që e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me yndyrë e vendosim yçin(hargjin) me lakëre, pastaj sipri e shtrijmë katmerin tjeter dhe e formojmë rrethin e pites duke i bashkuar skajet e dy katmerëvë.
Raseniku pjekët për afër 40 min. dhe servohët me turshi e posaqërisht domate.

Ju bëftë mirë

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/rasenik-pite-me-laker-te-bardhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.