Sport

Rashica: Jemi ekipi më i pafat

Rashica thotë se Kosova nuk po tregon lojë të dobët, por po i mungon fati. Megjithatë, ai është shprehur optimist për të ardhmen

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka thënë se Kosova është ekipi më i pafat në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.

Kosova pësoi 0 me 2 nga Ukraina të premten në mbrëmje duke marrë kështu humbjen e tetë nga nëntë ndeshje deri tash. Rashica thotë se Kosova nuk po tregon lojë të dobët, por po i mungon fati. Megjithatë, ai është shprehur optimist për të ardhmen.

“Pësuam prej dy pakujdesive. Pësuam dy gola pasi besoj se deri në momentin e golit të parë pat lojë të barabartë. S’e di a ka kombëtare me më pafat se ne. Moszhvillimi i shumë ndeshjeve po na sjell problem. Duhet të kemi miqësore dhe të jemi sa më gjatë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Rashica pas takimit, shkruan Albinfo.