Futboll
Rashica: Ndjenjë e veçantë të luash ndaj Shqipërisë
Milot Rashica flet për ndeshjen miqësore Kosovë-Shqipëri dhe aventurën në Bundesliga
Njëri nga futbollistët që ka luajtur për Kosovën dhe Shqipërinë është Milot Rashica. Për të ndeshja e së martës do të jetë shumë emocionuese. Kështu është shprehur Rashica në një intervistë ekskluzive për albinfo.ch.
“Është ndjenjë e veçantë të luash në këtë ndeshje, pasi ka disa futbollistë që kanë luajtur për Shqipërinë dhe tani luajnë për Kosovën. Shpresoj se do jetë një lojë e mirë edhe për shikues, që do të vijnë në këtë ndeshje”, ka thënë Rashica për albinfo.ch.
Ai tregon për përvojën që kishte te Shqipëria. “Për ne do të jetë test ndeshja ndaj Shqipërisë, sepse ne jemi një ekip i ri, derisa Shqipëria ka përvojë në garat ndërkombëtare. Me ekipin e Shqipërisë kam luajtur vetëm dy ndeshje miqësore, kurse me Kosovën me gjatë. Kemi luajtur edhe në kualifikime për Botëror. Prandaj do të jetë ndeshje e veçantë”, shton tutje Miloti.
Ai tregon edhe për kalimin në Werder Bremen. “Ka qenë një hap i madh në karrierën time. Bundesliga ka shumë dallim prej Ligës së Holandës. Besoj se sezonin e ardhshëm do të kem më shumë minuta dhe do të shënoj më shumë gola”, ka theksuar ndër të tjera Milot Rashica për albinfo.ch.
Ai ka shënuar një gol për Werder Bremen në Bundesliga, ku u transferuar në janar nga Vitesse. Miloti ka filluar karrierën në Kosovën e Vushtrrisë.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike