Sport

Rashica, rikthehet te golat

“Ishte mirë të fillojmë vitin 2017 me fitore dhe me gol”, ka shkruar Rashica në “Facebook”

 

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka gjetur golin e parë për vitin 2017 me Vitessen, shkruan albinfo.ch.

Rashica ka shënuar në fitoren 3:1 ndaj Twentes në javën e 18-të të ligës së parë holandeze. 20-vjeçari vulosi suksesin e vendasve dy minuta pas pushimit me golin e dytë personal këtë edicion, pas atij ndaj Jodan Boys në Kupën e Holandës dhjetorin e shkuar.

“Ishte mirë të fillojmë vitin 2017 me fitore dhe me gol”, ka shkruar Rashica në “Facebook”.

Fitorja e mban Vitessen në lojë për një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.