Shqipëria

“Rasti Habilaj”: Sekuestrohen 4.5 tonë drogë në aksionin e policisë

Një aksion i madh i policisë shqiptare ka bërë të mundur sekuestrimin e 10 tonëve kanabis sativa, e që dyshohet se i përkasin personave të përmendur në dosjen “Habilaj”.

Aksioni është zhvilluar në fshatin Babicë e Vogël që është rreth 10 km larg qytetit të Vlorës. Në baze të hetimeve të Prokurorisë, rezulton se “lënda narkotike është kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe është bere gati për trafik nga persona, pjesë e grupit kriminal të njohur si Habilaj”, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë hetimet nga organi i akuzës po zhvillohen me intensitet të lartë për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë grup kriminal. Prokuroria thotë se hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe me shërbimet inteligjente.

Gjatë mbrëmjes së të mërkurës, ish-kryeministri Sali Berisha postoi në faqen e tij në Facebook një video që, sipas tij, është xhiruar në një shtëpi në Babicë, ku ishte kapur kjo sasi e madhe e lëndëve narkotike.