Maqedonia

Rasti “Kumanova”, nesër verdikti përfundimtar

Ministria e Punëve të Brendëshme i ka thënë se janë marrë masa të shtuara e po ashtu do të ketë bllokim të disa rrugëve

Gjykata në Shkup pritet të bëjë publike aktgjykimin për rastin e “Kumanova”  i cili proces ka nisur në shkurt të këtij viti e në bankën e të akuzuarve kanë qenë të akuzuarit për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në lagjen e Trimave në Kumanovë.

Ministria e Punëve të Brendëshme i ka thënë telegrafit të Maqedonisë se janë marrë masa të shtuara e po ashtu do të ketë bllokim të disa rrugëve.

“Ju njoftojmë se komunikacioni në rrugët në të cilat do të sillen tp akuzuarit dhe komunikacioni rreth ndërtesës së Gjykatës Themelore në Shkup, përkohësisht do të zhvillohet në rrugë të tjera:, thuhet në njoftimin e MPB-së.