Lajme

Reagon Rama: Raporti i ministrave teknikë, jo profesional

"Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak në nivelin e lartë profesional të zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forcës në fjale", ka shkruar Rama

Lidhur me deklaratën e kreut të PD-së për manipulimin e zgjedhjeve të qershorit, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Bëhet fjalë për  raportin e ministrave teknikë të emëruar nga Partia Demokratike, transmeton albinfo.ch.

“Një epilog krejt i pavend që komprometon gjithçka të mirë që u ndërtua në funksion të zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë”, thekson Rama ne reagimin e tij.

Kreu i qeverisë shqiptare e ka quajtur raportin, si një dokument të njëanshëm dhe politik. “Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak në nivelin e lartë profesional të zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forcës në fjale”, ka shkruar Rama.