Kosova

“Rebelohet” Zafir Berisha”, i bën thirrje opozitës për mocion kundër Qeverisë

Zafir Berisha u ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’i bërë 60 vota për rrëzimin e Qeverisë, ndërsa ka thënë si ai është i 61-ti

Deputeti partisë NISMA që është pjesë e koalicionit qeverisës (PAN) u ka bërë thirrje partive opozitare LDK-së dhe Vetëvendosjes, që të bashkohen dhe t’i kërkojnë mocion qeverisë, ndërsa ai do të votoj për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt. Berisha është rebeluar pasi KQZ ia pamundësoi atij të kandidojë për kryetar të Prizrenit.

Zafir Berisha u ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’i bërë 60 vota për rrëzimin e Qeverisë, ndërsa ka thënë si ai është i 61-ti. E këtë ai po e bën, siç është shprehur ai ta sfidojë kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka që për 45 ditët e ardhshme a do ta respektoj ligjin për zgjedhje.

Berisha ishte i vetmi deputet nga koalicioni qeverisës që nuk e votoi Ramush Haradinajn për kryeministër dhe kabinetin e qeverisë. Koalicioni PAN-AKR dhe Lista Serbe me pakicat tjera, aktualisht i ka 62 vota në Kuvend, ose një më shumë se që kërkon shumica e thjeshtë (61). Prandaj kjo qeverisje është në “teh” me vetëm një deputetë më shumë se që kërkon shumica.