Ëmbëlsira

Reçel me kungull

Reçel me kungullPërbërësit:

• 2kg copëza kungulli
• 2kg sheqer
• 2l ujë të gëlqerosur
• 200gr arra.

 

Përgatitja:

Kungullin e misirit- vidim- si i thonë në disa anë te vendit tonë e qërojme dhe e presim ne copëza të cilat i lëmë 2 orë në ujë të gëlqerosur (100gr. gëlqere te tretura në 2l ujë).
Copëzat e kungullit i nxjerim nga gëlqerja, i shpërlajmë 3-4 herë me ujë të hxehtë, i kullojmë mirë, pastaj i vendosim në shërbetin e nxehtë, cilin më parë e kemi vluar (2kg sheqer me 400ml. ujë).
Reçelin e zijmë në zjarrë të ngadalshëm 1orë, pastaj i hedhim arrat, e zijme edhe 15 min. dhe e largojmë nga zjarri.
Kavanozët e sterilizuar i mbushim me reçel të nxehtë dhe i mbyllim hermetikishtë.

Ju bëftë mirë

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/recel-me-kungull/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.