Bota

Refugjatët i kanë kushtuar Gjermanisë 21.7 miliardë euro

Shpenzimet për integrimin e refugjatëve në vitin e kaluar arritën në 2.1 miliardë euro

Refugjatët i kanë kushtuar Gjermanisë 21.7 miliardë euro në vitin 2016, sipas edicionit evropian “Politico”, duke cituar të dhëna nga Ministria e Financave, shkruan albinfo.ch.

Shumica e fondeve, 9.3 miliardë euro, janë ndarë nga autoritetet lokale.

Shpenzimet për integrimin e refugjatëve në vitin e kaluar arritën në 2.1 miliardë euro.

Sipas qeverisë në Berlin në vitin 2016 kanë kërkuar azil në Gjermani 280 mijë njerëz, që është dukshëm më pak se 890 mije refugjatë që kanë hyrë në vend në vitin e kaluar.

Berlini planifikon në vitin 2017 të shpenzojë 21.3 miliardë euro që do të dedikohen për çështje të migrimit.