Bota

Refugjatët lansojnë revistën e tyre për të treguar luftën dhe triumfet

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve, më 12 gusht, një grup refugjatësh kanë lansuar dy numra të gazetës Ritsona Kingdom, në të cilën janë shprehur vetëm përmes punimeve artistike, fotografive, eseve të shkurtra, poezive dhe të tjera

Flamuri i Mbretërisë Ritsona ka dizajn të thjeshtë, por me domethënie të thellë. Ngjyra e kaltër përfaqëson territorin grek, ndërsa ngjyra e kuqe territorin turk. Linjat e verdha që ndajnë dy territoret simbolizojnë ata që vdiqën gjatë rrugëtimit të rrezikshëm përgjatë Detit Egje, si dhe ata që mbijetuan dhe po përpiqen që të arrijnë Evropën.

Ritsona nuk është një mbretëri apo shtet. Është një kamp refugjatësh në Greqi. Ky flamur jo zyrtar është dizajnuar dhe krijuar nga të rinjtë refugjatë që po i shpërndajnë rrëfimet e tyre me gjithë botën.

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve, më 12 gusht, një grup refugjatësh kanë lansuar dy numra të gazetës Ritsona Kingdom, në të cilën janë shprehur vetëm përmes punimeve artistike, fotografive, eseve të shkurtra, poezive dhe të tjera. Natyrisht, flamuri i dizajnuar nga ta mbulon ballinën e numrit të parë, transmeton “Mashable”.

Ritsona që vjen edhe në versionin online, u mundësua nga Lighthouse Relief Hellas, organizatë që ndihmon refugjatët. Në revistë përfshihen rrëfime të shumta, sidomos nga të rinjtë sirianë.

http://mashable.com/2017/08/12/refugee-youth-ritsona-kingdom-journal-greece/?utm_cid=hp-r-1#2UP0BjnlGPqD