Bota

Refugjatët në Gjermani kërkojnë punë, e jo trajnime

Studimi tregon se refugjatët shpesh nuk janë të vetëdijshëm për përfitimet e arsimit në aspektin e gjërave të thjeshta, por që fillimisht të mbajnë më shumë para, se sa të shkollohen

Integrimi i refugjatëve në tregun e punës në Gjermani e bën atë trend të vështirë, sipas të cilit ata më parë do të vendosin për një punë të thjeshtë dhe më pak të paguar, se sa të ndjekin trajnime profesionale, thuhet në një studim të Institutit të Ekonomisë Gjermane, të publikuar në Këln, përcjell albinfo.ch.

“Refugjatët kanë zgjedhur një punë të thjeshtë që është më pak e paguar në vend të kualifikimeve, që hapin perspektiva për punë”, thotë Regina Flake, një specialist në çështjet e sistemit të arsimit në institutin në fjalë.

Nga studimi, i cili është kryer në Ministrinë e Ekonomisë, duket se refugjatët shpesh nuk janë të vetëdijshëm për përfitimet e arsimit në aspektin e gjërave të thjeshta, por që fillimisht të mbajnë më shumë para, se sa të shkollohen.

Problem tjetër është mungesa e provave për trajnimin e vazhdueshëm të refugjatëve, si dhe mosnjohja e gjuhës gjermane.