Integrimi

Refugjatët paraqiten si më të rinj, për trajtim të privilegjuar

Kjo ndodh për shkakun se, si persona të moshës së mitur dhe pa përcjellje, ata gëzojnë një sërë privilegjesh në trajtimin e tyre

Shumë refugjatë të moshës së re të cilët vijnë në Gjermani pa prindër, bëjnë prezantim të rrejshëm të moshës së tyre. Kjo ndodh për shkakun se, si persona të moshës së mitur dhe pa përcjellje, ata gëzojnë një sërë privilegjesh në trajtimin e tyre nga shteti.

Vetem në Dresden gjatë vitit të kaluar kanë ardhur 289 persona të kësaj kategorie (persona të moshës jomadhore, pa përcjellje). Ata gëzojnë proilegje të veçanta, kanë strehim të veçantë dhe gëzojnë përkujdesje më intensive.

Për të përfituar nga një trajtim i tillë, shumë reugjatë te rinj fshehin moshën e tyre. «Shumica e atyre që deklarojnë se janë të moshës së mitur, në të vërtetë nuk duan ta tregojnë moshën e tyre të vërtetë», thotë Peter Darmstadt, udhëheqës i sekstorit të azilit në landin e Saksonisë.

Kur lindin dyshime mbi moshën e vërtetë të refugjatëve, bëhet vlerësimi i saj sipas kritereve të ndrshme, si për shembull zhvillimi trupor.