Bota

Refugjatët vërshojnë ishullin grek Lesbos

Shifrat u rriten në tetor krahasuar me muajt e mëparshëm. Një numër rekord i refugjatëve arriti këtë vit në ishull, sipas të dhënave zyrtare të lëshuara nga autoritetet greke.

Muajin e kaluar, 2.216 emigrantë arritën në ishull, krahasuar me 2.170 të ardhur në shtator dhe më shumë se 1 mijë u regjistruan në gusht.

Në të gjithë ishujt në Detin Egje të veriut në tetor arritën gjithsej 3.478 emigrantë. Nga këto, 1.069 emigrantë janë në ishullin Chios dhe 193 janë në Samos.

Roja bregdetare e Turqisë në tetor reagoi ndaj 61 incidenteve në ujërat territoriale turke dhe u kthyen në Turqi 2.729 njerëz.