Jeta në Zvicër

Refugjati eritrean ishte fshehur në valixhe për të kaluar kufirin

Emigranti Eritrean ishte gjetur në një valixhe nga autoritetet zvicerane në Chiaso.

Ai shpresonte se do të kalonte pa u vënë re nga policia. Eritreani  20 vjecar ishte bartur nga shoku i tij, si bagazh dore në trenin nga Milano në drejtim të Chiasso TI Zvicër.

Rojet kufitare në Ticino shpejt e kanë zbuluar bagazhin e cuditshëm.

E pabesueshme! Rojet kufitare kanë xhiruar veprimin e Eritreanit për të ruajtur provat. Dhe filmimi spektakolar kishte mbërritur në redaksinë e gazetës italiane «Il Giornale», përcjellalbinfo.ch..

Eritreani ishte kapur të hënën në kufirin në Chiasso të  Zvicrës.