Bota

Refugjati sulmon bankën, kërkesa e tij është e pabesueshme

Një refugjat 25-vjeçar, të mërkurën ka sulmuar një filial të bankës në Michelstadt të Gjermanisë, duke shkaktuar mobilizim të madh të forcave policore.

Në bankë ka hyrë rreth orës 12.15 me një shkop në dorë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Fillimisht, 25-vjeçari ka kërkuar nga të punësuarit që të largohen nga vendet e tyre të punës dhe të dalin jashtë godinës. Pas arritjes së policisë, ai e ka shprehur kërkesën e tij për tu kthyer sa më shpejt të jetë e mundur në vendlindjen e tij. Pas plot 30 minutave, policia ka arritur ta arrestojë.

Një çantë që e ka pasur me vete, nuk ka pasur gjësende të rrezikshme, njofton policia më tej. Gjatë këtij incidenti, në bankë nuk ka pasur ndonjë klient.