Kultura

Regjisori Ben Apolloni, pranohet në rrjetin “Series Balkans” me seli në Paris

Bëhet fjalë për një organizatë e cila mbledh artistët e filmit e të televizionit dhe së bashku zhvillojnë projekte televizive si seriale, dokumentare ose fiksion

Regjisori, skenaristi dhe aktori nga Kosova, Ben Apolloni është pranuar si anëtar i rrjetit Series Balkans, një rrjet ndërkombëtar me seli në Francë që ka në fokus krijimtarinë televizive Ballkanike.

“Unë jam ftuar nga z. Constandin Deliyannis që t’i bashkohem kësaj organizate dhe bashkë me ta të punoj në zhvillimin e projektit tim “Gjak për gjak”, një projekt për serial, i zhanrit dramë, krim”, thotë Apolloni në një prononcim për albinfo.ch.

Lidhur me rrjetin “Series Balkans”, ai shprehet se “bëhet fjalë për një organizatë e cila mbledh artistët e filmit e të televizionit dhe së bashku zhvillojnë projekte televizive si seriale, dokumentare ose fiksion. Po ashtu në kuadrin e rrjetit  organizohen edhe workshop-e ku i trajnojnë të rinjtë për realizimin e skenarëve, produksioneve etj. Dmth unë do të zhvilloj bashkë me ta edhe projektin tim të përmendur. Rrjeti ku tash jam anëtarësuar më ndihmon që ta prezantoj atë nëpër televizione te ndryshme e platforma online”, thotë Ben Apolloni.