Shqipëria

Regjistrimi falas i fëmijëve shqiptarë

Të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë lindur fëmijë gjatë kohës që ndodhen jashtë vendit dhe u duhet ta regjistrojnë atë, tani mund ta kryejnë këtë procedurë pa asnjë pagesë.

Aplikimi për regjistrimin e fëmijës bëhet në vetëm tre hapa: aplikimin online në portalin e-Albania, paraqitjen e dokumenteve personalisht ose përmes postës, si dhe verifikimi i ligjshmërisë së dokumentacionit nga nëpunësi konsullor, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Dokumentacioni i nevojshëm është si më poshtë:

1) Akti i lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile;

2) Përkthimi i aktit të lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile;

3) Pëlqimi me deklaratë noteriale të prindit të huaj, nëse ka, për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri;

4) Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi, të Prindërve

E gjithë kjo procedurë është pa pagesë në çdo përfaqësi diplomatike dhe konsullore, ndërsa afati maksimal i përgjigjes është tre muaj.

Për të marrë më tepër informacion, si plotësimi i deklaratës noteriale apo prindërore, etj., mund të vizitoni faqen e posaçme në portalin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=9514

http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online/aplikim-per-regjistrim-femije1486828618