E-Diaspora

Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet lokale të tetorit

Periudha e aplikimit për regjistrim për votuesit jashtë Kosovës fillon më 16 korrik 2017 dhe përfundon më 23 gusht 2017.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale në Kosovë, që do të mbahen më 22 tetor 2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë është i obliguar t‘u mundësojë votimin përmes postës të gjithë qytetarëve që janë shtetas kosovarë, por që jetojnë jashtë vendit dhe qytetarëve që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, por që në bazë të Ligjit për shtetësi kanë të drejtë për të qenë shtetas të Republikës së Kosovës, e që kanë të drejtë për të votuar.

Por, para periudhës së votimit, qytetarët së pari duhet të aplikojnë për t’u regjistruar, shkruan albinfo.ch.

Periudha e aplikimit për regjistrim për votuesit jashtë Kosovës fillon më 16 korrik 2017 dhe përfundon më 23 gusht 2017.

Me qëllim të informimit sa më të saktë të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit për të drejtën e votës, gjegjësisht për pajisjen me formularë për regjistrim, KQZ-ja gjithashtu materiale për regjistrim u dërgon edhe pikave shpërndarëse, si ambasadave dhe konsullatave të Kosovës dhe personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat kanë shtrirje në diasporë, përmes pikave të tyre kontaktuese.

“Roli i pikave shpërndarëse në procesin zgjedhor ka të bëjë me informimin e qytetarëve të interesuar për pjesëmarrje në votim për zgjedhjet lokale të datës 22 tetor 2017 dhe do të shërbejnë si mundësi apo adresë, ku qytetarët e interesuar mund të pajisen me formularët për aplikim dhe të marrin informata për kohën dhe mënyrën e aplikimit dhe për mënyrën e dorëzimit të pakove me aplikacione në adresën e KQZ-së”, thuhet në njoftim të KQZ-së.

Për informata të detajuara klikoni dokumentet e bashkangjitura:
1.      Kriteret juridike për të drejtën e votës,
2.      Formularin e Aplikimit për Regjistrim I dhe
3.      Formularin e Aplikimit për Regjistrim II.
Ju njoftojmë që qytetarët mund të marrin aplikacionet për regjistrim dhe informata të tjera edhe në ueb faqen e KQZ-së, në linkun:

http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-permes-postes

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/regjistrohuni-per-te-votuar-ne-zgjedhjet-lokale-te-tetorit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.