CH-Ballkani

Reisebüro Prishtina bie pre e mashtrimit

Agjencitë e rrejshme kanë mashtruar qindra pasagjerë të cilët kanë blerë bileta duke menduar se po rezervojnë në agjensionin Reisebüro Prishtina

Agjencitë mashtruese nuk kanë kursyer as agjencionin i cili realizon fluturime nga Zvicra e Gjermania qe disa vite.

Bëhet fjalë për agjensionin Reisebüro Prishtina.

Grupe mashtruesish kanë dërguar mesazhe në emër të këtij agjensioni duke ofruar bileta me çmime jashtëzakonisht të lira, duke filluar nga 250 CHF për një biletë kthyese.

Kështu ata kanë mashtruar qindra pasagjerë të cilët kanë blerë bileta duke menduar se po rezervojnë në agjensionin Reisebüro Prishtina.

Bëhet fjalë për një ofrues të shërbimeve të dërgimit të mesazheve nga Viber i cili ka dërguar me mijëra mesazhe në emër të Reisebüro Prishtina. Por nga ky operator janë dërguar edhe mesazhe për agjensionet mashtruese siç janë Germani Airways e cila sot ka filluar anulimin e fluturimeve dhe Prishtina Air, një agjension i cili nuk ekziston fare.

Sot gjatë ditës Reisebüro Prishtina ka dalë me një njoftim ku njofton të gjithë pasagjerët e vet dhe gjithë diasporën kosovare që mesazhe të tilla janë mashtruese dhe se numrat e vërtetë të telefonit janë ata të cilët gjinden në njoftim dhe në web faqen e tyre.