Shkurt.ch
Rekord: 1.2 miliard smartphone të shitura më 2014
Telefonat e „zgjuar” smartphone janë më të kërkuarit në treg. Më shumë se 1.2 miliard njësi janë shitur më 2014 në mbarë botën. Shitjet rekord kanë regjistruar 115 milionë dollarë profit. Megjithatë, tregu duket të mos jetë „ngopur”.
Shitjet e telefonave „smartphone” kanë regjistruar për herë të parë shifrën 1 miliardëshe vitin e kaluar. Në gjithë botën më 2014 ishin shitur më shumë se 1.2 miliard copë, tha kompania për hulumtimin e tregut GfK. Një vit më parë shifra ishte më pak se 1 miliard, ose 998 milionë
Prodhuesit e pajisjeve kanë regjistruar profit nga shitjet rekord 115 milionë dollarë në tremujorin e katërt. Bëhet fjalë për 20 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga tetori deri në dhjetor pothuajse janë shituar 346 miilonë njësi (19 për qind) në mbarë botën.
Rritja më e madhe është raportuar në Amerikën Latine. Kina, megjithatë, mbetet tregu me shitjet më të mëdha të telefonave smartphone. Për Evropën Perëndimore studiuesin e tregut kanë llogaritur rritjen e shitjeve më 2014 nga 6.4 për qind, në 145.8 milionë smartphone të shitura.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën