Fun

Rekord: 68.3 milionë turistë amerikanë nëpër botë

Numri i turistëve amerikanë që udhëtojnë jashtë vendit vitin e kaluar u rrit me 10 për qind, në një rekord 68.3 milionë, raporton Zyra për udhëtim dhe turizëm.

Është interesante se madje 55 për qind e turistëve amerikanë, ose 37.5 milionë, udhëtojnë për në Kanada dhe në Meksikën fqinje.

Evropa është vizituar nga 11.9 milonë turistë amerikanë dhe 7.2 milionë qëndruan në Karaibe. Rajonin e Azisë e kanë vizituar 4.5 milionë turistë.